Rrëzohet avioni rus, 74 të vdekur, Moska dhe Kievi shkëmbejnë akuza

Një avion ushtarak rus me 74 persona në bord është rrëzuar këtë të mërkurë në rajonin Bologord, në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Shkaku i rrëzimit është i paqartë dhe ka të dhëna kontradiktore se kush ose çfarë kishte në bord.
Sipas medias shtetërore ruse avioni ushtarak po transportonte 65 të burgosur ukrainas që po dërgoheshin për këmbim, tre shoqërues të tyre dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. I njëti burim tha gjithashtu se avioni u godit dhe rrëzua qëllimisht nga ukraina dhe se nuk ka asnjë të mbijetuar.
Nga ana tjetër pala ukrainase pretendon se avioni rus transportonte raketa.
Një video e publikuar në rrjet tregon avionin e madh ushtarak tek rrëzohet dhe përplaset në tokë.
Autoritetet e dy vendeve kanë thënë se po kryejnë hetime për të verifikuar pretendimet. /vizionplus.tv




