E martë, 10 Nëntor 2026 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrëzimi i avionit në Kanada, 6 të vdekur

Gjashtë persona humbën jetën pas rrëzimit të një avioni që transportonte punëtorë në një minierë të largët në territoret Veriperëndimore të Kanadasë pranë qytetit të Fort Smith.

Shkaku i përplasjes nuk dihet ende dhe po hetohet.

Avioni ishte rrugës për në minierën e diamanteve Diavik që i përkiste një firme minerare, Rio Tinto. Ai humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror pasi u ngrit pranë Fort Smith rreth orës 8:50 të mëngjesit (koha lokale), njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë tha se një ekip hetuesish u dërgua në vend për të hetuar mbi përplasjen./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë