Subscribe

Ne te paren vizite zyrtare qe pas arritjes se marreveshjes per ndryshimi ne emrit dhe antaresimit ne NATO, kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev u prit me ceremonialin zyrtar ne Pallatin e Brigadave nga homologu i tij Edi Rama.

Nje takim mes delegacioneve dhe me pas konferenca e perbashket per shtyp, e cila si kryefjale te saj kishte bashkepunimin e Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut, per integrimin ne BE.

Por pavaresisht kesaj, nuk kishte si te shmangej situata ne Shqiperi por edhe ne Rajon. Zoran Zaev, i pyetur nga Vizion Plus mbi ate qe tashme ka hyre ne fjalorin politik si “skenari maqedonas”, ju drejtua opozites shqiptare.

 

ZORAN ZAEV
KRYEMINISTER, MAQEDONIA E VERIUT

Para 21 muajsh une isha ne opozite ne vendin tim dhe kjo nuk eshte nje kohe shume e larget per te kujtuar se cfare ndodhi dhe madje te bejme dhe nje paralele me vendin tuaj. Duhet te potencoi se ne kohen kur une isha opozite, raportet e Departamentit te Shtetit dhe BE flisnin per nje regjim hibrid ne Republiken e Maqedonise se veriut, por gjithmone kur flisja me Komisionerin Han si shef i opozites dhe shume te tjere ne BE, lusja per vendin tim qe ti jepet nje date e bisedimeve, sepse ky ishte nje qellim strategjik i vendint tim, pa dallim te konfrontimeve te brendshme tonat si shtet. E kuptoj te gjithe opoziten kudo qe eshte, te kemi kujdesin tone ndaj shtetit pa marr parasysh a jemi ne pushtet apo jemi ne opozite, prandaj obligimi i te gjitheve eshte shteti dhe per shkak te tij, ekzistojme si parti politike.

 

Nje tjeter teme qe ka perfshire gjeresisht skene politike ne Shqiperi por edhe ne Rajon eshte ajo e influences ruse, per te cilen Kryeministri Edi Rama u artikulua qarte.

 

 

Rusia nuk është një vend tifoz i BE-së, i zgjerimit të BE dhe natyrshëm nuk mund të ketë tifozllëk për ecurinë e asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nuk është sekret, kjo dihet. Ndërkohë që ne kemi një axhendë kombëtare me kryefjalë bashkimin në familjen e BE. Sa herë që kjo axhendë cënohet, aq herë kush nuk është tifoz i BE dhe integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, pa dyshim që shikon një oportunitet

 

Kryeministri Zoran Zaev e mbylli viziten e tij zyrtare ne Shqiperi ne nje takim me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruci.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *