E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Bota

Rreziku nga terrorizmi në Francë

Autoritetet franceze janë ne alarm, pasi vendi rrezikohet nga sulmet terroriste. Kryeministri Manuel Vals pranoi se 15 mije persona ndodhen nen vëzhgim si te radikalizuar, 10 mije prej te cilëve konsiderohen me rrezikshmëri te larte. Ai tha se shërbimet e sigurisë thuajse çdo dite zbulojnë grupe me persona te dyshuar. Arrestimi me i fundit ishte ai i një djali 15-vjeçar ne Paris qe po përgatitej te kryente nje sulm terrorist. Qe prej shpallej se gjendjes se jashtëzakonshme, adoleshenti ndodhej ne arrest shtëpiak, pasi ishin zbuluar lidhje te tij me nje militant te ISIS. Ky ishte komploti i dyte i zbuluar brenda nje jave, pas arrestimit te tre vajzave qe kishin lidhje me Shtetin Islamik. Dite me pare pranë katedrales se Notre Damit ishte gjetur një automjet brenda te cilit ndodheshin 6 bombola gazi pa detonator.

Vazhdo të lexosh

Reklamë