E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rreziku nga Rusia dhe Irani, Ministri i Mbrojtjes raporton në Komisionin e Posaçëm për Dezinformimin

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Posaçëm të dezinformimit, Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu ngriti si shqetësim shënjestrimin për dezinformim të Shqipërisë nga Rusia  dhe Irani.

“Vendi ynë është bërë shënjestër e propagandës kesqadashëse dhe dezinformimit nga Irani e Rusia. Kemi situata me ushtri të tëra me boot e trolls që promovojnë një intepretim më sensacional të ngjarjeve dhe inkurajojnë propagandën masive. Manipulimi i informacionit nga shtete të huaja që përfshijnë dizinformimin e propagandën është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë apo shfrytëzojë përcarje brenda apo midis vendeve të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe minojë besimin e publikut ndaj qeverisë”, tha ministri.

Reklamë

Ministri Vengu u ndal në tre raste konkrete të dezinformimit.Rastin e parë referuar  ambasadaën ruse në vendin tonë lidhur me një festival totalisht kulturor ku deklaruan  se kishte akuza të pabaza në organizimin këtij aktiviteti kundër Rusisë.Rasti i dytë  lidhje me zëdhënësesn e ministrisë së jashtme Maria Zakarova e cila ishte shprehur se investimi i NATO-s po etiketohet qëllimisht si burim për kërcënime hibride në ballkan ndërsa rasti i tretë lidhej me udhëheqësin e  i Iranit Ayatollah Khomeini i cili iu referua Shqipërisë si një vend i vogël djallëzor europian.

 

Më shumë video

Reklamë