Subscribe

Nëse qentë e rrugës janë problem per mbare komunitetin, jo me pak shqetësim përbejnë ata me pronar. Pavarësisht dëshirës apo afeksionit per keto kafshe, qentë me pronar i ndesh kudo ne rruge, parqe, lokale, ne ashensor dhe pallate. Ndërsa pronaret e tyre nuk zbatojnë detyrimet kryesore per sigurinë e njerëzve, vendosjen e maskës. Nese ky qen i racës rotvajler, do te lëvizte kështu dhe pa maske ne nje nga shtete e Europes, pronarja e tij do te gjobitej. Ndërsa ne Tirane jo vetem shëtisin lirshëm dhe pa maska, por pronaret e tyre bëhen me agresiv kur u flitet per rregulla dhe siguri. Ky pronar i ketij qeni tregon se nuk ka përdorur asnjëherë maske, pasi beson te qetësia e kafshës qe rrit. Mjeket veterinere tregojnë çdo pronar me ligj duhet te mbaje përgjegjësi me qenin qe rrit. Krahas pasaportës dhe kartelës se vaksinave qe duhet te kete per qenin, ata nuk duhet te lëvizin pa maska ne mënyre te veçante disa raca qensh. Sipas ligjit te shëmimit veterinar, Ministria e Bujqësisë eshte institucioni përgjegjës per regjistrimin e çdo kafshe shtëpiake dhe pajisjen me pasaporte. Nëse do te funksiononte ky proces edhe penalitet ndaj pronareve do te ishin te zbatueshme. Për sa kohe ky ligj nuk aplikohet, ne rruge e kudo jemi te pasigurt dhe te varuar nga sjellja e personave qe rrisin dhe mbajnë qen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *