Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga...

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit pas sherrit...

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit të anijes...

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë në mbi...

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin e Hungarisë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për...

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari paralajmëron thellim...

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u rrëzua ngritja...

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte autori i...

Rreziku nga Omicron/ Manastirliu nē Asamblenë e OBSH: Mundësi historike për t’u bashkuar në emër të mbrojtjes së brezave të ardhshëm

30 Nëntor 13:08

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj në Sesionin Special të Asamblesë së OBSH-së për pandeminë, e cila po zhvillon punimet në Gjenevë, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve në këtë moment të pandemisë, kur rreziku nga varianti i ri Omicron përbën shqetësim për të gjitha vendet.

 

Manastirliu ka garantuar mbështetjen e Shqipërisë për Traktatin Ndërkombëtar, i cili do t’i vijë më mirë në ndihmë parandalimit, gatishmërisë dhe reagimit ndaj pandemisë dhe emergjencave shëndetësore.

 

“Kryeministri Edi Rama ishte ndër ata udhëheqës, të cilët, që më herët gjatë këtij viti kishin kërkuar hartimin e një traktati të ri ndërkombëtar në lidhje me luftën ndaj pandemisë. Ishte ky një apel për lidershipin politik të rangjeve më të larta për të shërbyer si katalizator për ndryshimin transformues për përgatitje dhe reagim ndaj pandemisë, të udhëhequr nga solidariteti, drejtësia, transparenca, përfshirja dhe barazia. Sot, përmes miratimit të një vendimi që krijon një Organ Ndërqeveritar Negociator, anëtarët e OBSH-së po veprojnë me kurajo në përgjigjie të atij apeli”, tha Manastirliu në fjalën e saj.

 

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se Pandemia e COVID-19 ka qenë një sprovë limitesh për të gjithë vendet.

 

“Nisëm dhe përshkallëzuam fushatën kombëtare të vaksinimit të popullatës ndaj COVID-19, që për hir të së vërtetës vetëm e thjeshtë nuk ishte – sepse nuk ndodhi as solidariteti global dhe as barazia e premtuar- ndërsa vazhdojmë të luftojmë me infodeminë, që po minon përpjekjet tona për vaksinimin e popullatës. Teksa ne na duhet të përballemi me valë dhe variante të emrave të këtij virusi, vala e tij shkatërruese vazhdon”, tha Manastirliu.

 

Ministrja e Shëndetësisë theksoi se përpjekjet e përbashkëta drejt Traktatit Ndërkombëtar për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin ndaj pandemisë është një hap përpara drejt një mbrojtjeje më të fuqishme dhe më të shpejtë kolektive.

 

“Është mundësia jonë për të ndërtuar një arkitekturë të barabartë dhe koherente të shëndetit global, për të transformuar nga themelet sistemin ndërkombëtar të reagimit dhe gatishmërisë për pandiminë.Kjo Asamble Botërore e Shëndetit ka një mundësi historike për tu shndërruar  në vendin ku bota u bashkua në emër të mbrojtjes së brezave të ardhshëm dhe për tu bërë ballë emergjencave të tjera madhore shëndetësore”, e mbylli fjalën e saj në Asamblenë e Posaçme të OBSH-së Ministrja Manastirliu.

 

Në Sesionin e Posaçëm të Asamblesë së OBSH-së që po mban punimet në Gjenevë, marrin pjesë përfaqësues të lartë të mbi 100 shteteve anëtare të OBSh-së, ku pritet dakordësia e të gjitha vendeve për të ngritur një Organ Ndërqeveritar Negociator, për të punuar drejt një Traktati Ndërkombëtar, që do të sigurojë një bashkëpunim ndërmjet vendeve për përgjigjen ndaj pandemisë, akses të barabartë në shpërndarjen e vaksinave anticovid, masat e koordinuara për përballimin e emergjencave shëndetësore, me mësimet e mësuara nga pandemia.

Posted Under:
Kryesoret Sociale Vendi
Tagged:
Asamble Manastirliu OBSH omicron rrezik

Nga e njëjta kategori

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis nata e 8-të e Ferma VIP 3, LIVE në Vizion Plus

më shumë...

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk ka për qëllim dhënien e territoreve publike për ndërtime private! Ja si do të funksionojë

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e martë

më shumë...

Të huajt zgjedhin juglindjen, rritet numri i prenotimeve në Korçë, Pogradec dhe fshatra

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:40

Ka lënë të dashurën jashtë,por i hapur...

9:27

Alarmi mes ulërimave në Ferma Vip, zbulohet...

9:02

Sfida, ndjenja dhe përballje të forta! Nis...

8:56

Pesë shtete ende nuk e njohin Kosovën,...

8:51

Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27...

8:37

Bare u kërkon falje tifozëve dhe trajnerit...

8:07

“Jemi takuar disa ditë para hyrjes në...

7:23

Irani refuzon negociatat me SHBA pas sekuestrimit...

7:06

Raporti i OKB: Dëmet në Gaza arrijnë...

6:54

Ftesa për Netanyahun? Magyar pasi njoftoi rikthimin...

6:45

Kombinimi i këtyre ushqimeve mund të rrisë...

6:19

“Paketa e Maleve”, Rama: Është keqkuptuar, nuk...

6:02

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim...

6:01

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari...

5:34

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u...

5:28

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte...

5:27

Trump për situatën në Lindjen e Mesme:...

5:01

Parashikimi i motit për ditën e martë

5:01

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se...

4:45

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Kaos dhe vonesa në aeroporte, shmangni fluturimet me tranzit...
  • Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë, drejtonte...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.