Subscribe

Kujdes nga dielli dhe djegia ne plazh! Ruani nga rrezatimi, nishanet qe keni ne trup! Melanoma ose siç njihet ndryshe kanceri i nishaneve, po përhapet frikshëm dhe ka vdekshmëri te larte. Ne Shqipëri, nuk ka shifra te sakta te semundshmerisë dhe humbjes se jetës. Por vetëm nga shërbimi i dermatologjisë ne QSUT raportohen çdo vit 40 raste te reja me melanome. Shefja e sherbimit, Ermira Vasili, thotë se nëse kanceri i nishaneve kapet ne stadet e para, pacienti ka mundësi te shpëtoje. Por cila është gjuha e anomalisë se nishaneve? Kur ketë periudhe te gjithë i drejtohen plazheve, mjeket bëjnë apel per kujdes veçanërisht personave me lëkure me te bardhe dhe atyre kane shume nishane ne trup. Ndërsa per te gjithë, duhet te evitohet dalja ne plazh ne oret kur rrezatimi është i rrezikshëm. Melanoma është kanceri qe ka vdekshmëri me te larte. Dermatologet thonë se ne Shtete e Bashkuara, çdo dite një person humb jetën nga kanceri i nishaneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *