E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rreziku nga mosbindja civile, Bumçi e Milo: E  papranueshme

 

Dhunën e ushtruar në parlamentin e Maqedonisë, ish-ministrat e Jashtëm Aldo Bumçi dhe Paskal Milo e konsiderojnë të papranueshme dhe të paprecedentë për një shtet demokratik.

 

Por a ka rrezik që dhuna e shkaktuar nga mosbindja civile të transferohet edhe në Shqipëri, ku opozita prej më shumë se dy muajsh është në protestë? Aldo Bumçi thotë se protesta e opozitës ka qenë e qetë, porse nuk mund të tolerohet aspak që Rama të zhvillojë zgjedhje pa opozitën.

Reklamë

 

Ndërkohë që për Milon, nuk e fsheh që ekziston mundësia kriza maqedonase të përhapet në rajon, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

 

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo i tërheq vëmendjen diplomacisë shqiptare të përfshihet, brenda kapaciteteve të saj në zgjidhjen e krizës maqedonase.

 

Më shumë video

Reklamë