Subscribe

Janë 140 gryka minierash ende të mbyllura, të cilat përbëjnë rrezik për jetën e banorëve përreth. Deri tani janë mbyllur 254 gryka, por që të gjitha këto miniera të mbyllen plotësisht, kërkojnë një fond modest prej 800 mijë dollarësh. Situata më e rrezikshme është në minierën e Përrenjasit dhe atë të Bezhanit, ku zonat e banuara janë vetëm 15 metra larg tyre. Gëzim Musabelli i bën thirrje edhe autoriteteve vendore që të mos rrinë indiferentë. Në këto miniera, janë të punësuar vetëm roje, por ata nuk mund të bëjnë dot kontrollin e tyre. Përveç grykave te galerive, të cilat me vite kanë dalë jashtë funksionit dhe nuk mund të hapen më, ky vit mbylli në Shqipëri dhe gjithë minierat e bakrit, për shkak të rënies së çmimit në tregjet ndërkombëtare. Në gjendje të vështirë financiare janë dhe minierat e kromit, për këtë Ministria e Energjisë, i ka propozuar qeverisë që të bëhet ulja në përqindje e rentës minerare, për vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *