E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rreziku nga koronavirusi/ Si të përgatisni në shtëpi dezinfektantin për duart

Teksa situata nga koronavirusi në nivel global është bërë e frikshme, të gjithë qytetarët “dynden” drejt farmacive për të blerë maska mbrojtëse dhe dezinfektantë.

 

Reklamë

Edhe farmacitë në Shqipëri po kalojnë “krizë” të produkteve të mësipërme për shkak të kërkesës së lartë të qytetarëve. Por nuk është më nevoja që edhe për dezifektantin e duarve të drejtoheni në farmaci. Tani ekziston mundësia që ta përgatisni atë në shtëpi.

 

Gjithçka ju duhet është një shishe plastike 1.5 litër, 830 ml alkool etilik që mund ta gjeni në supermarket, 15 ml glicerinë që mund ta gjeni në farmaci, 40 ml ujë të oksigjenuar që mund të gjendet qoftë në supermarket, ashtu edhe në farmaci.

 

I përzien në shishen plastike të gjithë përbërësit dhe më pas e tund shishen. Në këtë mënyrë, dezinfektanti i duarve është gati.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë