Si pasojë e situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19, Kolegji i Posaçëm i Apelimit kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij.

 

Në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, seancat gjyqësore publike dhe në dhomë këshillimi, që u përkasin juridiksionit të rivlerësimit dhe juridiksionit disiplinor do të shtyhen.

 

Po ashtu, pezullohet hedhja e shortit manual pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe afati i zbardhjes së vendimeve për periudhën nga data 12 mars 2020 deri në një njoftim të dytë.

 

“Veprimtaria e punës të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit do të vazhdojë të kryhet në ato funksione/detyra/njësi organizative që mund ta përmbushin në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit elektronik dhe telefonik. Për detyrat të cilat nuk mund të realizohen sipas pikës 6, në vijim do të hartohet një program për marrjen e masave për angazhimin e punonjësve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për përmbushjen e detyrave të tyre”, thuhet në njoftimin e KPA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *