Subscribe

Rrezatimi i forte diellor është nje nga faktorët kryesor te rritjes se semundshmerise nga kanceri i lëkurës.

 

Melanoma renditet kanceri i katërt me i rrezikshëm dhe me vdekshmëri te larte. Ne muajin e sensibilizimit qe i paraprin verës se nxehte, mjeket bëjnë apel per diagnostikim te hershem. Shenjat e kancerit te nishaneve janë te dukshme qe ne fazat e para.

 

Ne vendin tone nuk ka shifra te sakta per semundsherine nga melanoma dhe as vdekjet qe shkakton ky kancer. Dermatologe thonë se kjo sëmundje është shtuar edhe tek moshat e reja, madje ne vendet e zhvilluara ky kancer po merr përmasa te frikshme.

 

Ne prag te stinës se nxehte mjeket rekomandojnë shmangien e ekspozimit nga ora 12 deri ne orën 16, pasi rrezatimi është shume i forte. Ndërsa nxirjet artificiale te trupit përmes makinerive dhe solarit janë edhe me te rrezikshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *