E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Video · Sociale

Rreziku nga ethet e Nilit

Pas 20 viktimave ne Europe nga virusi i etheve te Nilit edhe Shqipëria është e rrezikuar nga kjo sëmundje. Deri tani nuk ka raste te prekur nga virusi vdekjeprurëses.

 

Ndërkohe dy tipet e mushkonjave qe transmetojnë ketë sëmundje tek njerëzit e kafshët janë te pranishme ne vendin tone. Megjithatë specialistet e Shëndetit Publik shpjegojnë se jo çdo pickim mushkonje mbart ketë virus.

 

Reklamë

Ndaj virusit te etheve te Nilit nuk ka vaksine. Autoritetet shëndetësore thonë se nje nga masat per parandalimin e kësaj sëmundje është denzisktimi, proces qe ne vendin tone eshte kryer para fillimit te sezonit turistik.

 

Virusi i etheve te Nilit si grip i zakonshëm, shoqërohet me temperature te larte dhe ethe. Ai shkakton komplikacione te renda deri edhe ne humbje jete.

 

Deri ne mesin e muajit gusht Bashkimi Europian ka raportuar për kete vit 273 raste me virusin e etheve te Nilit. Ndërsa ne Serbi, Rumani, Greqi, Itali dhe Kosove janë shënuar 20 vdekje gjithsej nga kjo sëmundje. Shqipëria është prekur per here te fundit nga ky virus ne 2012.

Më shumë video

Reklamë