Subscribe

Kjo është nje adoleshente e një shkolle 9-vjeçare ne Tirane. Ajo ka rene pre e bulizmit ne rrjetet sociale. 14-vjeçarja na tregon se shoke te klasës i kane hapur nje profil te rreme ne internet, ku e ofendonin dhe e shanin.

 

Hapja e profileve false ne internet është kthyer ne ves nga te rinjtë, te cilët etiketojnë miqtë e tyre, e me pas i fyejnë. Mjafton te hysh ne internet dhe konstaton se bulizmi kibernetik është ne rritje.

 

Psikologia Orsjola Qendro thotë se buluzmi ne internet po përhapet shume. Ajo i bën apel prindërve t’i kontrollojnë vazhdimisht fëmijët e tyre gjate kohës qe ata përdorin rrjetet sociale.

 

Sipas raportit per sigurinë e fëmijëve ne internet vetëm ne gjashte muajt e fundit ne qendrën kombëtare “Alo 116” qindra te rinj kane telefonuar për te denoncuar qe dikush tjetër ka hapur nje profil te rreme ne rrjetet sociale me emrin e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *