Lufta kundër Shtetit Islamik mbetet sfide per vendet e NATO-s, qe kombinuar me kërcënimin qe vjen nga Rusia shndërrohet ne kërcenim ekzistencial. Deklarata u be gjate punimeve te Asamblesë Parlamentare te NATO-s nga studiuesi Bruno Tetrais nga Fondacioni per Kërkimet Strategjike. Ne këndvështrimin e tij ndërhyrjet e Rusise ne konfliktin sirian po e vështirësojnë dhe pengojnë luftën kundër militanteve dhe qasja e saj nuk eshte konstruktive. Tetrais deklaroi se ISIS do te vazhdoje te godasë Europen me sulme te tjera terroriste, edhe per shkak te afersise gjeografike me zonat ku ai vepron. Kohet e fundit Libia është konsideruar si porta e re e terrorizmit, por ende nuk ka ndonje vendim per nje nderhyrje ushtarake ne kete vend. E ndërkaq, gjate punimeve te Komitetit politik nuk munguan as debatet mes dy përfaqësuesve nga Armenia dhe Azerbajxhani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *