Kostot per te bukuren, imazhin apo ndjekjen e modës nuk jane vetëm financiare. Kur beni tatuazhe, trajtoni dhembet apo thonjte duhet te mendoni edhe pasojat shëndetësore. Përmes gjakut mund te infektoheni nga sëmundjet e transmetueshme HIV-i apo hepatitet B dhe C. Kjo 45-vjeçare nga Tirana na tregon se është e prekur nga hepatiti C, dhe vazhdimisht trajton thonjte ne qendra estetike. Por sa te ndërgjegjshëm jane keta paciente dhe veçanërisht punonjësit qe ofrojnë këto shërbime per te sterilizuar mjetet e tyre. Ne diten botërore te hepatiteve, mjeket bëjnë apel per diagnostikim dhe kryerjen periodike te analizave, pasi keto sëmundje mund te rrije e fshehta me vite. Pas vitit 95 ne vendin tone nisi vaksinimi i fëmijëve kundër hepatit B. Kjo është arsyeja sipas mjekeve qe ne moshat e reja kjo sëmundje eshte ne nivele shume te ulëta, thuajse zero. Hepatiti B dhe C merret përmes kontakteve te gjakut dhe marrëdhënieve seksuale. Grupet me te riskuara jane personat qe përdorin droga te ndryshme, talasemiket, personat qe kryejnë dialize dhe homoseksualet