Myku i paftuar dhe shumë i bezdisshëm të bën ndonjëherë, të kalosh ditë të tëra duke u përpjekur,vetëm që të mos e shohësh sërish. Dhe në fund, rezultati nuk është gjithmonë pozitiv. Këshillat e Living janë në anën tuaj, për t’i shpallur luftë MYKUT dhe për të arritur qëllimin tuaj: Shtëpi të shëndetshme, pa praninë e miqve të padëshiruar.
Çfarë rreziku përbën myku  për shëndetin tonë?
Është një marrëdhënie e ndërthurur mes mykut, kondensimit dhe rritjes së rrezikut:
√ Acarim i syve dhe fytit
√ Krijim i kollës dhe gëlbazës
√ Frymëmarrje e rënduar dhe me ndërprerje
√ Simptoma të astmës
√ Prani e reaksioneve alergjike
Reagimi i njerëzve ndaj mykut nuk është i njëjtë. Ai varet nga shumë faktorë, si ekspozimi ndaj tij, gjendja e përgjithshme shëndetësore, mosha, sëmundjet apo alergjitë kronike, etj… Natyrisht, më të rrezikuarit janë fëmijët dhe moshat e thyera.
Por çfarë është myku?
Myk është termi që përfshin familjen e kërpudhave, të cilat rriten në ushqime dhe ambiente me lagështi. Myku mund të jetë me ngjyra të ndryshme, i bardhë, i zi apo në çfarëdolloj ngjyre tjetër. Ai ka pamje nga më të ndryshmet dhe ka erën e tij karakteristike.
Për t’u zhvilluar, mykut i duhet një ambient i përshtatshëm dhe natyrisht lagështia. Kur zhvillohet, ai fillon të lëshojë në ajër ‘sporet’, të cilat janë shumë të vogla, aq sa mund të thithen lehtësisht me frymëmarrjen e njeriut. Thithja në sasi të mëdha e sporeve të mykut është shumë e dëmshme për shëndetin.
Vendet me myk identifikohen lehtësisht me shikim, por ato më të zakonshmet janë parvazet e brendshme të dritareve apo ballkonit, këndet e paajrosura të dhomave, muret (zakonisht muret e banesës në kontakt me jashtë), tapetet, anekset e gatimit, sipërfaqet në ambientet e dushit, pjesët e brendshme nën lavamanë apo ku ka tubacione dhe shkarkime hidraulike, etj.. LIVING

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *