Subscribe

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela iu nënshtrua këtë të martë procesit të rivlerësimit.

 

Prela doli me probleme sa i takon kriterit të pasurisë.

 

Sipas raportit të ILDKPI të dorëzuar pranë KPK, Prela ka një mosdeklarim huaje në shumën e 1 milionë lekëve, e cila është vlera e blerjes së një toke are, e cila është e dyshimtë, pasi sipsa raportit zona është në zhvillim.

 

Ndërkohë KPK, bëri me dije gjithashtu se Prela ka probleme edhe sa I takon deklarimit të të ardhurave të bahskëshortit në vitet 2003-2005. Sipas KPK bashkëshorti I kryeprokurores së Krimeve të Rënda gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kontratë pune.

 

KPK ngriti dyshime edhe në lidhje me një apartament të blerë në vitin 2012 I cili është marrë nga Prela. Apartamenti 95 m2 ishte blerë 35 mijë euro.

 

Prokurorja është pyetur për borxhin me shtetasin R.N., borxh prej 25.000 mijë eurosh. Bashkëshorti i saj Vangjel Prela ka deklaruar se huadhënësin e ka kushëri dhe se borxhi është kthyer me interesa.

 

Gjithashtu çifti Prela, sipas KPK, rezulton se ka blerë edhe një tjetër apartament më çmim më të ulët sesa tregu. Ky apartament është regjistuar në emër të bashkëshortit të Donika Prelës.

 

Komisioni ka pyetur shoqërinë ndërtuese në lidhje me këtë rast, e cila ka sqaruar se çmimi I ulët I apartamentit iu dha pasi bashkëshorti I prokurores punonte në këtë firmë si inxhinier.

 

Ndërsa sipas DSIK, Donika Prela është e përshtatshme për të vijuar detyrën pasi nuk ka lidhje me persona kriminalë.

 

Komisioni bëri gjithashtu të ditur se gjatë punës hetimore ndaj drejtueses së Krimeve të Rënda ka pasu dy denoncime si dhe dy ankesa për dy shtëpitë e saj. Një në Durrës dhe një në Tiranë.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *