E diel, 4 Tetor 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rrezikoi jetën e gazetarëve në protestën para bashkisë Tiranë, Gjykata lë në arrest shtëpie Sokol Bushkolajn

Gjykata lë në arrest shtëpie Sokol Bushkolajn, i cili në protestën e kësaj e fundit të opozitës hodhi molotov në drejtim të godinës së bashkisë duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe gazetarëve.

Sokol Bushkolaj është një nga personat që reagoi dhunshëm gjatë protestës përpara bashkisë.

Reklamë

Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ndërsa për aktin e hedhjes së molotovit në drejtim të qytetarëve dhe gazetarëve, ndaj tij është ngritur akuza vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

 

Ai është ndaluar edhe më herët nga policia në lidhje me tubimin e datës 8 maj./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë