Subscribe

Shfrytëzimi ne maksimum i këtij liqeni nga Heci i Ulzës rrezikon mbarështimin natyral të peshkut. Alarmi është ngritur nga organizata e menaxhimit të peshkut ne rrethin  e Matit. Gjon Rica bën apel që kuota e liqenit të ruhet ne këto nivele të paktën edhe dy javë të tjera.

 

Gjin Tosku banorë i fshatit rreth Baz, thotë se ka më shumë se një javë që niveli i liqenit është ulur, duke reduktuar mundësinë e shumimit në muajt Prill e Maj.

 

Kjo situatë po përsëritet prej pesë vitesh.

 

Që me privatizimin nga KURUM të HEC-it Ulëz, kuota maksimale e liqenit nuk respektohet gjatë periudhës së mbarështimit të peshkut.

 

Edhe pse organizatat dhe pushteti vendor i kanë kërkuar firmës në fjalë, ta mbajë kuotën lart të paktën për 1 muaj, përgjigja e tyre ka qenë që nuk e kanë të parashikuar në kontratë këtë pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *