E premte, 25 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rrezikohen hetimet për sulmin në Manchester

Policia qe po heton per sulmin kamikaz te Mancesterit ka ndaluar përcjelljen e informacionit me autoritetet amerikane, pas publikimit te detajeve nga hetimet ne media. Zyrtaret britanike kane reaguar me nervozizëm pasi kane pare te publikuar foto nga pasojat e shpërthimit ne Nju Jork Times. Kjo është hera e dyte qe ka rrjedhje te informacionit ne media, pas publikimit fillimisht te emrit te terroristit Salman Abedi ne mediat amerikane. Gjate sulmit u vranë 22 persona, shumica fëmije dhe u plagosen 64 te tjerë. Shqetësimi per rrjedhje informacioni i është përcjelle edhe presidentit Trump nga kryeministrja britanike Tereza Mei. Policia e Mancesterit shpreson se duke mbajtur te rezervuara detajet e hetimeve per mediat, nuk do te kete mundësi dekonspirimi te operacioneve ne proces per te identifikuar dhe arrestuar anëtaret e tjerë te celulës terroriste. Ne total, tete persona janë prangosur nga policia te dyshuar per lidhje me terroristin e lindur ne Mancester, por me origjine nga Libia. Mes tyre jane edhe dy vëllezërit dhe babai i 22-vjecarit, te radikalizuar nga ISIS. Gjendja e gadishmerise ne Mancester, por edhe ne te gjithë Britaninë, mbetet ne nivelin me te larte, atë kritik.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë