E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 38 minuta më parë
Vendi

Rrezik për përmbytje në Lezhë, bashkia del me njoftimin e emergjencës

Në zonën e Lezhës është çare argjinatura e lagunës së Vainit, duke rrezikuar përmbytjen.

Çarja është në një distancë të konsiderueshme, pak metra më sipër çarjes së mëparshme.

Bashkia e Lezhës ka shpërndarë një njoftim emergjence në rrjetet sociale, ku ka lajmëruar banorët e zonave Rrilë, Barbullojë, Tresh, Spiten, Markatomaj dhe Tale të lajmërojnë në rast se kanë problematika.

“NJOFTIM I RËNDËSISHËM – SITUATË EMERGJENCE

Reklamë

Sot është konstatuar përsëri çarje e argjinaturës së ujërave të larta Spiten-Tale.

U bëjmë thirrje banorëve të zonave Rrilë, Barbullojë, Tresh, Spiten, Markatomaj dhe Tale, nëse kanë probleme apo nevoja urgjente, të njoftojnë menjëherë në numrin e telefonit: ???? +355 68 367 8727

Ekipet e Bashkisë Lezhë dhe strukturat përgjegjëse po marrin të gjitha masat për riparimin e argjinaturës së dëmtuar dhe garantimin e sigurisë së banorëve”, thuhet në njoftimin e bashkisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë