Subscribe

Zhvendosja e me shume se 12 mije emigranteve nga pika kufitare e Idomenit drejt kampeve te ngritura per ta është kthyer ne emergjence per autoritet greke, veçanërisht pas frikës per përhapjen e nje epidemie te mundshme. Ne çadrat ku qëndrojnë emigrantet janë diagnostikuar dy persona me Hepatit A, nje prej te cilëve nje 9-vjeçare siriane. Ata kane marre mjekim ne spital dhe nuk ndodhen ne rrezik per jetën. Hepatiti A është nje virus qe transmetohet përmes ushqimit dhe ujit te ndotur, ose përmes kontaktit me nje person te infektuarit dhe shfaqet ne kushte te këqija higjienike.
Por pavarësisht apeleve te përsëritura per largimin nga çadrat ne qendrat e pritjes larg kufirit, emigrantet vazhdojnë te bëjnë rezistence, me argumentin se nëse hapen kufijtë do ta kene te pamundur per te kaluar drejt Maqedonisë. Përplasjet mes tyre kane qene te shpeshta per ushqim dhe dru zjarri, ndërsa gjendja eshte renduar per shkak te reshjeve te shiut dhe temperaturave te uleta.
Megjithatë vendet ballkanike qe kane mbyllur kufijtë nuk kane ndryshuar qëndrim dhe ne samitin e ardhshëm te 17 marsit, vendet e unionit pritet te marrin vendime per menaxhimin e krizës. Nga ana tjetër, as fluksi i mbërritjeve nga Turqia drejt Greqisë nuk është ndalur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *