Subscribe

Opozita ne Kosove është e palëkundur ne qëndrimin se marrëveshja e kufirit me Malin e Zi është e papranueshme dhe nuk do ta lejoje ratifikimin e saj ne kuvend. Per ta treguar kete, aktiviste te lëvizjes “Vetëvendosje” zhvilluan nje aksion simbolik, kesaj here prane shtepise se presidentit Hashim Thaçi.

Teuta Rrusta: Thaçi nuk mund ta falë tokën e Kosovës, madje ai duhet ta kthejë pasurinë e vjedhur bashkë me vëllezërit e tij. Sot kemi ardhur në një pikë që nuk kemi pse i diskutojmë faktet që dëshmojnë humbjen e një pjese të territorit të Kosovës nga marrëveshja për demarkacion.  Ajo çfarë duhet vënë në pah vazhdimisht është lidhja në mes të fatit të Hashim Thaçit në politikë përmes faljes së territorit.

Ratifikimi i marrëveshjes se kufirit me Malin e Zi eshte kusht i Bashkimit Europian per liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosovës, por kjo çështje nuk ka mundur te futet deri tani ne punimet e kuvendit. Partite opozitare kane paralajmëruar se nuk do japin mbështetjen per nje pakt qe cenon territorin e vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *