Kronikë
“Rrethohet” porti i Durrësit, kërkohen armë dhe drogë

Policia e Shtetit dhe FNSH kanë mësyrë portin e Durrësit.
Informacionet se në disa konteniere kanë mberritur drogë dhe armë, kanë vënë në alarm strukturat e policisë dhe prokurorisë.
Reklamë
Prej orës 12:00 një pjesë e portit është marrë nën kontroll nga policia pasi do të kryhet kontrolli i dy konteniereve.
Nuk është hera e parë që policia kontrollon konteniere në Durrës me dyshimet për drogë, aq më tepër që në disa raste në këtë port janë kapur sasi të mëdha kokainë dhe kanabisi.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




