Nëntë testet raketore nga ana e Koresë së Veriut vetëm në 2017 shihen si kërcënim edhe për alatin më të fort të këtij shteti, Kinën, e cila bashkë me shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe 12 vende të tjera të Këshillit të Sigurimit ka votuar për vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj Phenianit, me qëllim paralizimin ekonomik të drejtuesve te tyre.

 

Masa e marrë, e cila është propozim i përbashkët amerikan dhe kinez, parashikon dhe bllokimin e transaksioneve tejoqeanike nga ana e Korjo Bank, e cila kujdeset për menaxhimin e fondeve të fshehta dhe private të udhëheqësve të Koresë së veriut, mes të cilëve dhe Kim Jong Un.

 

Sanksionet parashikojnë dhe bllokimin e pasurive të 14 zyrtarëve të tjerë. Sikurse është bërë e ditur për mediat, mes këtyre emrave ndodhet dhe ai i Ço il u, i cili është shefi i operacioneve të spiunazhit ndërkombëtar të Koresë së Veriut.

 

Tensionet mes Phenianit dhe perëndimit, janë rritur ndjeshëm pas zgjedhjes së Donald Trump në krye të shtëpisë së bardhë i cili mori detyrën më 20 janar të këtij viti. Ky i fundit ka dërguar luftanijet amerikane në kufi, ndërsa janë shtuar edhe stërvitjet e përbashkëta me fqinjin koreano-jugor. SHBA i konsideron si të rrezikshme testet nga ana e Koresë, vend i cili zotëron dhe raketa tejoqeanike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *