E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rrëshqitjet e gurëve rrezikojnë jetën e banorëve në Torovicë të Lezhës

Kanë mjaftuar reshjet e shiut të ditëve të fundit, dhe në Torovicë kanë nisur sërish rëshqitjet e gurëve, duke rrezikuar jetën dhe shtëpitë e banorëve.

 

Dy masivë të mëdhenj përfunduan në oborrin e një familje duke rrezikuar jetën edhe të udhetareve për shkak se rruga lidh Lezhën me Velipojën dhe një pjesë të qytetit të Shkodrës.

 

Reklamë

Banorët e Torovicës tregojnë se ndihen te rrezikuar, ndërsa apelojnë për ndërhyrje.

 

Tre vite më pare, si pasoje e rënies së gurëve nga mali, humbën jetën dy vëllezër dhe bashkëshortja shtatzënë e njërit prej tyre. Që atëherë ka pasur vazhdimisht rënie gurësh ndërsa deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Më shumë video

Reklamë