E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rrëshqitje masive dherash në Elbasan-Gjinar

Nëse udhëton nga Elbasani në drejtim të Gjinarit, duhet të bësh kujdes për shkak të rrëshqitjeve masive në këtë aks.

 

Këtë herë shembja është shënuar në afërsi të fshatit Shelcan, duke e bërë të rrezikshëm për qarkullimin.

 

Reklamë

Drejtori i emergjencave civile në Elbasan, Mustafa Arapi thotë se për shkak të dëmtimit të trasesë së rrugës në këtë segment, rrezikohet jeta e drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve.

 

Arapi kërkon që të ndalohet qarkullimi nga Shelcani drejt Gjinarit dhe të shfrytëzohet baypass i ndërtuar.

 

Rruga e dëmtuar është më një gjatësi prej 1 kilometri dhe rrëshqitjet pengojnë lëvizjen e qindra banoreve. Rruga Elbasan-Gjinar është një nga me problematiket, e cila u bë shkak edhe për arrestimet e krerëve të Autoritetit të Rrugëve në Shqipëri nen akuzën e abuzimit me tenderat.

Më shumë video

Reklamë