E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë Elbasan-Librazhd

Situata e reshjeve ne qarkun e Elbasanit, ka sjellë probleme të shumta në infrastrukturë. Më e rende situata është ne aksin nacional Elbasan – Librazhd ku sasira të mëdha dherash, kanë bllokuar rrugën duke krijuar radhë te gjata mjetesh. Sipas prefektit Arben Kamami, masat e marra nga Shtabi i Emergjencave, pritet te bëjnë te mundur hapjen plotësisht te rrugës. Në orët e para të mëngjesit, ura në fshatin Çekin është shembur duke shkëputur lidhje te qytetit te Gramshit me Elbasanit. Edhe ura ne qendrën administrative të Papërrit është dëmtuar çka ka sjelle izolimin e 1200 banorëve te fshatrave Borshke dhe Mamurras. Për shkak te rrëshqitjeve të dherave dhe bllokimit të rrugëve është ndërprerë mësimi në 10 shkolla të rrethit të Gramshit. Banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente. Në rrethin e Librazhdit probleme ka vetem ne aksin qe lidh qytetin me zonën e Stebleve, i cili është e bllokuar dhe rrëshqitja e dherave.

Më shumë video

Reklamë