Shtatë persona janë gjetur të pajetë si pasojë e një rrëshqitjeje masive toke që shkatërroi disa shtëpi në Norvegji. Ekipet vijojnë kërkimet për të mbijetuarit midis rrënojave në një fshat në verilindje të Oslos.

Familja mbretërore iu ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave, duke vlerësuar shërbimet e urgjencës.

Më shumë se 1 mijë njerëz tashmë janë evakuuar, ndërsa kanë mbetur të lënduar shumë të tjerë.

Ndërkohë, kryetari i komunës ku ndodhi katastrofa mjedisore tha se ata janë të dëshpëruar për pasojat e tmerrshme për shkak të rrëshqitjes së dheut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *