Helikopteri i Forcave të Armatosura ka bërë të mundur evakuimin e alpinistes së aksidentuar duke e transportuar drejt Spitalit.

 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se operacioni i shpëtimit ishte i vështirë, por ia dolën.

 

“Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar. Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”.

 

Alpinistja u aksidentua në Malin e Tomorrit mesditën e sotme dhe ka thyer një këmbë. Ngjarja ndodhi në afërsi të Çesmës së Tarikos. Ajo fillimisht u  ndihmua për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshqiti nga bashkudhëtarët e tij në këtë aventurë.

 

Burime të Komisariatit të Policisë Skrapar, bëjnë me dije se, alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhës në Librazhd drejt Malit të Tomorrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *