Daniel Dushku, i cili është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për pengmarrjen dhe dhunimin e Kozak Braçit, ky i fundit personazh i njohur në Instagram, ka dhënë versionin e tij të rrëmbimit.

 

Nga arratia, Dushku i hedh poshtë të gjitha deklaratat e Braçit, duke deklaruar se nuk ishin 20 persona kur e rrëmbyen, por katër, aq sa ishin në makinë.

 

Danieli rrëfen se të riun e kanë marrë me forcë në makinë dhe e kanë goditur, mirëpo më pas e kanë lënë të lirë, pasi Kozaku iu premtoi se do të kërkonte falje publikisht për sharjet që kishte bërë ndaj vëllait të tij, Fabio Dushkut, ky i dënuar me burgim të përjetshëm.

 

Duke e quajtur të pabesë, Danieli i drejtohet Kozak se e di ku ta gjejë për takim.

 

“Përshëndetje, kam pa ca video ca lajme që thotë se kanë ardhur 20 vetë me 4 makina. Nuk është e vërtetë thjesht kemi ardhur 4 veta, e kemi fut në makinë dhe i kemi fut 4 shpulla. Dhe kështu, për arsye se na kishte shajt nga familja, cdo kush mund ta bënte një gjë të tillë, kishte një javë që shante nga familja. Kur të kishim në makinë ti po qaje, më the më lini të ik se do i kërkoj falje publikisht Fabios. Ti nuk paske as be as fe, je rob pa besë, dhe sa për takim ti di ku të flasësh, është shumë e lehtë të më gjesh, di ku të më marrësh në telefon. Boll gënjeve, boll i rrejte kalamajt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *