E hënë, 21 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, Dritan Rexhepi refuzon të dëshmojë në Apelin e Posaçëm

Dritan Rexhepi ka refuzuar të dëshmojë në Apelin e Posaçëm në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

“Nuk kam se çfarë them”, tha ai para treshes gjykuese.

Nga ana tjetër, gjykata vendosi të rrëzojë kërkesën e avokatit mbrojtës të Festim Bexhdilit që në sallën e gjyqit të shfaqen pamjet filmike të kompleksit Golden, ku prokuroria thotë se aty nga njëra makinë në tjetrën është transportuar trupi i Jan Prengës.

Dhe në këtë moment, sipas prokurorisë, prezent ka qenë Bexhdili dhe është larguar me personat e tjerë. Ndërsa avokati Ilir Murati pretendoi se prokuroria i ka interpretuar këto pamje gabim.

Seanca u vendos të shtyhet për në datën 26 qershor ora 10:00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë