E diel, 27 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrëmbim personi dhe drogë/ 4 emrat që duhet të përgjigjen tek OFL

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë katër personave të tjerë banues në Tepelene dhe Gjirokastër, të dënuar për rrëmbim personi dhe trafik narkotikësh.

 

Më konkretisht shtetasit e vënë në shenjester të operacionit Forca e Ligjit janë:

 

Artur Vela, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;

Leonard Koci., banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bejeko Toto, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Idris Selimi, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

 

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

 

 

Vazhdo të lexosh