Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar, pasi rezulton të jetë pesë e bandës së 15 dhe 16 tetorit të 6 viteve më parë, ku mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministri të Italisë, Silvio Berluskoni.

 

Sipas drejtësisë italiane bëhet me dije se në pranga është vënë Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa po drejtonte makinën gjatë ditës së sotme, raportojnë mediat e vendit fqinj.Gjithashtu pjesw e kwsaj bande ishin, Ilirjan e Laurenc Tanko (Vëllezër), Francesco Leone, Marjus Anuta, Alessio Maier dhe Pierluigi Tranqui.

 

Ndërkohë gjashtë vite më parë, banda mbajti peng Giuseppe Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për më shumë se 10 orë.

 

Mediat italiane ndër të tjera raportojnë se banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë. Ku  në mesin e tyre ishte edhe Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4.4 vite burg, për pengamarrjen dhe tetativën e mashtrimit të ish-kryeministrit italian.

 

Njeriu i besuar i ish-kryeministrit së bashku me bashkëshorten u liruan, ndërsa shantazhi nuk ia arriti qëllimit duke bërë kështu që Berluskoni të mos ishte “preja” e kësaj bande.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *