E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrëmbeu një greke/ Kush është 45-vjeçari që u ekstradua sot

Besnik Sadikaj, 45 vjeç, u ekstradua këtë të enjte nga Italia drejt Shqipërisë. Gjykata e Elbasanit e ka dënuar në vitin 2014 me 7 vite burg atë, por dënimi nuk është vuajtur. 45-vjeçari akuzohet për “Pastrim të produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Reklamë

Gjatë periudhës 2009-2010, ky shtetas ka hapur disa llogari në banka të nivelit të dytë në Shqipëri, në shuma të konsiderueshme në euro, të ardhura të cilat nuk janë justifikuar me burime të ligjshme.

 

Gjithashtu, ky shtetas dhe disa shtetas të tjerë janë dënuar në shtetin grek, pasi në bashkëpunim dyshohen për marrjen peng të një shtetaseje greke, në këmbim të shumës 1.800.000 euro. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina dhe Interpol Tirana. Prangosja e tyre u krye në Itali.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë