Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi ka vjedhur dy farmaci në zonën e Laprakës.
Siç duket edhe nga pamjet nga kamerat e sigurisë, autori Egert Boçi është futur në farmaci, duke u munduar që të fshehë fytyrën e tij, që mos të identifikohet dhe me forcë ka tentuar që të marrë shumat e parave nga xhiro ditore.
Madje autori ka hasur edhe në rezistencën e njërës prej farmacisteve. Ajo është munduar të mos e lërë të largohet, por ai duke përdorur forcën, ka mundur të dalë dhe të largohet me vrap.
Pas arrestimit të tij, policia ka zbuluar se 37-vjeçari ishte autor i disa vjedhjeve në Tiranë.