Rrëmbehet dhe torturohet një adoleshent shqiptar në Belgjike.

 

Mediat e këtij vendi bëjnë me dije se një emigrant shqiptar, rreth 16 vjec u rrëmbye pranë një lokali në Bruksel.

 

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë por vetëm tani është zbardhur nga mediat belge.

 

I mituri u mor me force nga një kafene dhe u fut në një makine,

 

Pak orë më vonë ai u gjet në afërsi të një qëndre tregtare Ëestland në Unazën e kryeqytetit belg.

 

16-vjecari  ishte tortuaruar sikurse bënë me dije autoritetet belge. Shqiptari ishte I zhveshur , me djegie në trup, konkretisht me shenja cigaresh në trup.

 

Ai u dergua në spital pasi kishte shenja dhune ne trup dhe ne fytyre, pasi I kishin thyer edhe hundën.

 

Ka dyshime se ngjarja ka ndodhur si hakmarrje për faktin se 16-vjecari ka ushtruar dhunë ndaj një prostitute. Megjithatë ende nuk ka persona të arrestuar për ngjarjen. Autoritetet kanë mbajtur te fshehte edhe emrin e djaloshit shqiptar që u dhunua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *