Bashkisë së Tiranës vijon të punojë për përgatitjet e mjediseve arsimore teksa duhen edhe pak ditë nga nisja e shkollës.

 

Krahas punës për ndërtimin shkollave të reja dhe rikonstruksionit të tyre në zonat brenda vijës së verdhë, ekipet e punës i kanë kushtuar një vëmendje të posaçme edhe institucioneve arsimore në periferi të qytetit.

 

Një prej tyre është edhe shkolla 9-vjeçare në Tufinë  e cila është gati për të hapur dyert e saj për këtë vit të ri shkollor.

 

“Nxënësit, kryefjala e këtij muaji për Tiranën. Ekipi po punon edhe sot me të njëjtin intensitet si edhe gjatë javës, për rehabilitimin e shkollës 9-vjeçare Tufinë”, shkruan Veliaj në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *