Jeta është një sfidë me vetë, nëse ne do të kishim një manual veprimi në lidhje me shumë situate atëherë do ta kishim më të lehtë atë.
Ekzistojnë shumë sekrete të cilat ju ndihmojnë për të pasur sukses në një lidhje dashurie, për të qenë në harmoni me të gjithë dhe mbi të gjitha është një shenjë e jetëgjatësisë.
Më poshtë do ju njohim me disa rregulla që për të mirët tuaj nuk duhet ti thyeni;
Nuk mund ta bëni dikë t’iu dashurojë me ‘zor’
Njerëzit nuk janë të obliguar t’iu kthejnë dashurinë. Edhe ju nuk do të ishit në gjendje t’ia kthenit dashurinë dikujt që edhe pse është kokë e këmbë i dashuruar në ju, juve nuk ju pëlqen, apo jo? Nëse njeriu që ju e doni, nuk ua kthen dashurinë, është krejt në rregull. Ndoshta thjesht nuk ia vlen!
Nëse ju do, do ta ndjeni
Ju patjetër se do ta ndjeni nëse dikush ju ka përzemër. Ai/ajo kalon shumë kohë me ty, të respekton, kujdeset për ndjenjat tua, të mbështet dhe gjithmonë është me ty – pavarësisht se çfarë ndodh.
Duhet ta duani veten, në mënyrë që të mund ta duani dikë tjetër
Ta doni veten nuk është egoizëm as nuk është mbivlerësim – është thjesht respekt për ndjenjat dhe dëshirat tua. Kjo do të thotë që kurrë nuk do ta tradhtoni veten për hir të kënaqësive të dyshimta ose për t’i shërbyer dikujt që është indiferent ndaj jush. Nëse dini se si ta doni veten, do t’i trajtoni edhe njerëzit e tjerë me dashuri dhe respekt dhe nuk do ta bëni partnerin tuaj të bëjë diçka kundër vullnetit të tyre.
Mos e mbani me ju dikë që nuk ju do më
Ky është një gabim i zakonshëm. Pavarësisht sa e ashpër mund të tingëllojë, askush nuk është i obliguar t’iu dojë përgjithmonë, ani pse mund t’i keni tre fëmijë bashkë apo se keni kaluar shumë gjëra në jetë bashkë.