Çmimi më prestigjoz I futbollit tashmë kthehet në skenë me rregulla të reja. Trofeu do të jepet po nga revista franceze “France Football” megjthëse,tashmë pa praninë e FIFA-s.Asgjë nuk është bërë publike përsa I përket emrava pretendent për fitimin e trofeut,por duket qartë se kryesorë mbeten Ronaldo dhe Messi. Rregullat e reja janë bërë publike për mediat në mbarë botën.Një listë prej 23 kandidatësh do të shpallet në vend të asaj me 30 futbollistë, sa përbëhej “Golden Ball FIFA”.Faza e ndërmjetme, që përdorej kur ishin 30 kandidatë, për të kaluar te tre finalistët, është eliminuar.Data është ndryshuar. Fituesi do të zbulohet para fundit të vitit, jo më vonë. – Ndryshimet e procesit zgjedhor. Për këtë çmim do të votojnë vetëm gazetarët sportivë, nga një për çdo vend. Ata janë 211 gazetarë. Deri dje merrej parasysh edhe vota e kapitenëve dhe trajnerëve të ekipeve kombëtare. Mbrëmja Gala e “Topit të Artë”, viti 2016, do të zhvillohet në Paris, ndërsa çmimi i FIFA-s që të dorëzohet në Londër. Ndërsa “France Football” do të organizojë edicionin e 61-të të këtij trofeu prestigjioz individual (përfshirë edhe bashkëpunimin me FIFA-n, 2010- 2015), FIFA njoftoi krijimin e trofeut të saj të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *