E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rregulla të forta në Shkup e Tetovë kundër ndotjes së ajrit

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marre masa të jashtëzakonshme në qytetin e Shkupit dhe Tetovës, për shkak të ndotjes së lartë të ajrit.

Masat kane hyre ne fuqi nga kjo e marte. Sipas autoriteteve maqedonase nivelet e grimcave toksike në ajër janë  rreth 11 herë më të larta , një tregues për rrezik për shëndetin e qytetarëve.

Qeveria ka rekomanduar që kompanitë të lejojnë gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeç të mos punojnë, gjithashtu ndërmarrjet e ndërtimit të shkurtojnë punën.

Gjithashtu pritet që nëpunësit e shtetit do të përgjysmojnë numrin e përdorimin e automjeteve.

Reklamë

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë dhe e Mirëqënies duhet të sigurojnë strehim për njerëzit e pastrehë dhe të rrisin shërbimet e urgjencës dhe vizitat në shtëpi  per personat me sëmundje kronike.

Të sëmurët me astmë kronike, ose që kanë përjetuar infarct nuk duhet të punojnë deri në përmirësimin e situates.Gjithashtu shërbimi publik i autobusëve në Shkup është falas pas ores 18.00, ndërsa cmimi I parkimeve është dyfishuar.Masat do të qëndrojnë në fuqi, derisa të tejkalohet ndotja e madhe e ajrit.

Maqedonia e Veriut ka qenë për vite me radhë një nga vendet më të ndotura të Evropës. Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se më shumë se 3,000 njerëz vdesin çdo vit si rezultat i ndotjes së ajrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë