E premte, 2 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Showbiz

Rrëfimi i fortë në Ferma VIP, motra tregon vuajtjet e Elinares: Ish-bashkëshorti ishte shumë xheloz

Një rrëfim tronditës dhe emocional u nda në shtëpinë e “Ferma VIP”, ku banorja Elinara tregoi për herë të parë një nga ngjarjet më të errëta të jetës së saj. Ajo rrëfeu se në moshën 18-vjeçare, gjatë një vere kur kishte nisur punë në një butik për të fituar pavarësinë ekonomike, përjetoi një tentativë për përdhunim.

Elinara tregoi se për shumë vite nuk e kishte rrëfyer ngjarjen, as prindërve, nga frika, turpi dhe dhimbja psikologjike. Pas daljes publike të këtij rrëfimi, në “Ferma Club” foli edhe motra e saj:

Reklamë

“Nuk e kisha ditur. Në atë kohë ndodhnin shpesh këto gjëra, por nuk na kishte treguar. Motrës tjetër ja ka treguar, por mua jo. Ajo ishte shumë e re. Unë isha e martuar. Unë kam qenë shumë kritike me të sepse ajo guxonte dhe doja ta mbroja nga përgojimet. Per sa kohë ka qenë e martuar ka patur mosmarrveshje. Elinara ka patur shumë dëshira artin dhe hyn xhelozia në mes”

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë