Subscribe

Eldon Luarasi ka çelur për herë të parë në Tiranë ekspozitën e tij personale “Rrëfime” në galerinë FAB.

 

Përmes ngjyrave, ai sjell 35 punime si portrete, nudo në pikturë apo dhe objekte me anë të të cilave hulumton qenien njerëzore.

 

ELDON LUARASI

PIKTOR

 “Secila pikturë ka dashurinë e vet i dua të gjitha  p.sh. është piktura e oqeani, autoportreti që çdo piktor e lëvron pasi është modeli numër 1 që në kemi. Po dhe nudot bëjnë pjesë te figura njerëzore ashtu si portretet. Kryesisht është figura femërore në qendër.”

 

Një ndër punimet që bie në sy është dhe portreti i nënës së piktorit, aktores Edi Luarasi. Kjo është dhe piktura e fundit që Eldoni bëri pak para se ajo të ndërronte jetë.

 

ELDON LUARASI

PIKTOR

 “Portreti i mamasë sime është një nga pikturat më të dashura pasi ajo ka shumë pak  që ka nderuar jetë dhe e dua shumë atë portret, e kam bërë me shumë dashuri. Ajo ishte shumë pozitive dhe pëlqente çdo punim timin.”

 

Ajo që e bën më të veçantë këtë ekspozitë është rikthimi i Eldonit në ambientet e shkollës, ku në kohën e regjimit komunist, iu mohua e drejta e studimit.

 

 ELDON LUARASI

PIKTOR

“Është shumë kënaqësi që hapa ekspozitë këtu në galeri. Ka qenë ëndërr e gjithë jetës sime e sidomos fëmijërisë dhe nisisë time. Unë këtë vend e adhuroja e kisha si tempull.”

 

Ekspozita, e kuruar nga Genc Përmeti do të jetë e hapur për publikun deri në 10 shkurt.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *