Rrëfim i pazakontë, përlotet ministrja Kumbaro/VIDEO
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një rrëfim të veçantë në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus ka rrëfyer kujtimet e saj të femijërisë.
Nga qyteti i Gjirokastrës, vendi i origjinës së mamasë së saj, Kumbaro ka zbuluar detaje nga fëmijëria e saj.
Gjatë këtij rrëfimi emocional ministrja ka treguar për rolin e pashmangshëm që gjyshja e saj përmes këshillave të shumta ka pasur tek ajo.
Gjithashtu ajo ka treguar objektet më të çmuara për të, që janë trashëguara nga familja një tigan për përgatitjen e qifqive dhe një enë, të cilën gjyshja e përdorte për të përgatitur recetat e saj.
Kumbaro është pushtuar për një moment nga lotët dhe emocionet kur ka përmendur të atin që nuk jeton më. Ajo ndër të tjera tregon se ai nuk ishte dakord për hyrjen e saj në politikë me frikën se figura e saj do të baltosej.
Në Vizionin e Pasdites Kumbaro u shpreh gjithashtu se kritiku i saj më i madh është Sandri, bashkëshorti.
Në 60 vjetorin e Shqipërisë në UNESCO, ministrja Kumbaro ndau politikat e qeverisë dhe ministrisë së Kulturës për të promovuar turizmin si dhe për të investuar në jetën kulturore.




