Valbona Sako kryetarja e parë grua në Bashkinë e Durrësit, erdhi sot në një rrëfim ekskluziv për Evi Reçin në emisionin Vizioni i Pasdites mbas marrjes së mandatit si Kryetare e Bashkisë së Durrësit.

Pas  pyetjes së drejtuar nga moderatorja Evi Reci, nëse ka pasur kontakte me paraardhësin e saj Vangjush Dakon dhe nëse ky i fundit e ka këshilluar, Valbona është përgjigjur:

“Unë kontakte kam pasur prej 6 vitesh duke qënë edhe pjesë e Partisë socialiste. Sigurisht kontakt kam pasur edhe si Kryetar i Bashkisë edhe për shkak të punës që kam pasur. Këshillat vazhdojnë të jenë për shkak se e ka pasur 12 vjet një detyrë të tillë dhe si e tillë e di se çfarë mbart në vetvete kjo detyrë.  Vazhdoj të kemi relacione siç mund të kesh me një paraardhës“- është shprehur Valbona.

Kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit vijoi me tej duke shpjeguar se u shpreh se këshillat kanë qenë për disa nga pikat e qytetit të Durrësit që janë në vazhdimësi  dhe për disa projekte që ish-Kryetari i Bashkise i ka pasur me prioritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *