Subscribe

Andon Falo është djali i intelektualit të njohur dhe historianit voskopojar Dhori Falo. Ai na “Rrëfen Voskopojën” kur thotë se  qytetërimi I vendlindjes së tij është I hershëm.

Duke ju referuar edhe hulumtimeve të babait të tij, Andon Falo thotë se zanafilla e krijimit të Voskopojës duhet të ketë qënë nga viti 1300. Barinj vllehë janë vendosur së pari në Voskopojë, por ka të dhëna se edhe ushtarë të mbetur romakë në atë periudhë u ngulitën dhe krijuan fshatin e njohur.

Gjuha latine e përafërt mes barinjve vllehë dhe romakëve mendohet se ka qënë jo vetëm çelësi I bashkëjetesës por edhe I hapave të para të qytetërimit të Voskopojës. Andon Falo e thekson se fshati I tij arriti shkëlqimin me zhvillimin ekonomik e kulturor pas vitit 1700 me një popullsi nga 20 mijë deri  në 35 mijë banorë.

Duke nisur nga kisha e Shën Gjergjit, ndër të parat në këtë fshat me përmasat e një qyteti për kohën, u ngritën më pas rreth 24 kisha, manastiri i Shën Prodhromit, Akademia, shtypshkronja.

Pa dyshim, tregëtia dhe artizanate nga më të ndryshmet I dhanë një zhvillim të jashtëzakonshëm Voskopojës.

Fshati përmendet me dokumenta për inisiativa të shumta bamirësie dhe akte filantropie në vlera të mëdha financiare çka dëshmon më së miri fuqinë e madhe ekonomike.

Dihet se Voskopojës I erdhi shkatërrimi dhe I ra lavdia nga tre zjarrvëniet e mëdha të fshatit.

Nisi migrimi I voskopojarëve sa në Korçë, Rumani, SHBA e gjetkë duke sjellë kështu me braktisjen edhe tkurrjen e kësaj qyteze të mirëfilltë.

Voskopoja edhe në periudhën e sistemit monist nuk e humbi rëndësinë e saj si fshat  me trashëgimi dhe klimën e shëndetëshme malore.

Pas viteve ’90-të, natyrshëm që u kërkua nga banorët e saj ringjallja e Voskopojës.

Shoqata ‘ Rilindja Voskopojare’ nuk ka reshtur në përpjekjet e saj për ti rikthyer sadopak nga lavdia e dikurshme këtij fshati me vlera.

Andon Falo e pohon se Voskopojës I është rikthyer një pjesë e shkëlqimit të vjetër, por është I vetëdijshëm se nuk mund të arihet lavdia e parë e saj edhe për shkak të rrethanave të reja që janë krijuar.

Sipas tij, infrastruktura dhe marrëdhëniet e banorëve këtu janë krejt të ndryshme e kjo reflektohet në zhvillimin e  Voskopojës. Sidoqoftë, fshati aq i njohur ka fituar një status të ri, ndoshta po aq me prespektivë sa në motet kur ariti kulmin e përparimit të vet; atë të fshatit turistik më të vizituar në Shqipëri.

Gjergji Koki, drejtor I Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, thotë se Voskopoja për nga numri i vizitorëve në vit ja kalon edhe qytetit të Beratit. Ai përmend investimet dhe kujdesin e vazhdueshëm për monumentet e trashëgimisë kulturore në  Voskopojë, si pjesë e projekteve të bashkisë dhe qeverisë për modelin e turizmit në këtë fshat.

Së fundi, është restauruar edhe ura e Shën e Premtes në dalje të Voskopojës që të çon te manastiri I famshëm I Shën Prodhromit dhe një nga pikat më të frekuentuara pranë tij. Bashkia Korçë, ka premtuar ndërkaq realizimin e projektit për një rrugë lidhëse midis Voskopojës dhe Vithkuqit.

Ky investim do të mundësonte një hov të ri të zhvilimit turistik jo vetëm për këto dy fshatra me potencialet më të mëdha turistike, por krejt rajonin juglindor të Korçës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *