E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Rrëfehet shqiptarja e “La Scala”-s, Enkelejda Kamani

Për herë të parë u shfaq në media kur ende ishte studente. Aso kohe kishte fituar çmimin e tretë në konkursin e zërave lirikë “Marie Kraja”. Nuk u dorëzua, pasi ajo kërkonte çmimin e parë.

 

Enkeleda Kamani u dallua menjëherë nga juria prestigjioze, si një ndër zërat më të mirë lirikë që po jehonte në Teatrin e Operas dhe Baletit shqiptar, ndaj edhe propozimet për të provuar edhe skena të tjera nuk i munguan që në debutimet e para.

 

Reklamë

Nga Italia, nuk është kthyer vetëm me një çmim. Nga qindra të rinj që konkurruan për t’u bërë pjesë e teatrit “La Scala”, fitoi Enkeleda Kamani dhe pesë zëra të tjerë lirikë.

 

Shqiptarja e “La Scala”-s rrëfen për Vizion Plus se po e pret këtë përvojë me shumë emocion, paçka se kërkon një sakrificë financiare, një shkëputje nga familja dhe Teatri Shqiptar.

 

Enkeleda Kamani do të qëndrojë në “La Scala” për më shumë se dy vite, ndërsa zbulon se përtej “Flautit Magjik” në Itali, do të ketë edhe projekte të tjera.

 

Më shumë video

Reklamë