Subscribe

Ai i këndon dashurisë, viseve të jugut dhe Shqipërisë. Gëzim Paja këngëtari që mban mbërthyer publikun me zërin e tij ka qenë i ftuar në pjesën e parë të “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

I pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se si nisi dëshira për muzikë, Selim Paja tha se që fëmijë ai ka patur dëshirë që të këndojë vazhdimisht.

Ndërsa tregoi se bashkëpunimi i tij i parë ka qenë me Irini Qirjakon.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Karriera jote ka nisur shumë herët?

Selim Paja: Patjetër që ka qenë identifikimi i parë, që fëmijë. Karriera ka nisur pak më vopnë.

Brikena Prifti: Ai ka qenë momentin i parë që u lidhe me muzikën?

Selim Paja: Kjo ka ardhur natyrshëm.

Brikena Prifti: E ke të trashëguar, si ka ardhur dëshira?

Selim Paja: Në fakt unë si mallakastriot dhe në Mallakastër në çdo shtëpi këndohet. Një mik të të vinte për darkë do mblidhje fisi dhe do këndonte. Unë gjithmonë kam patur dëshirë të këndoj.

Brikena Prifti: E ke të trashëguar?

Selim Paja: Të gjithë, kam dhe vëllain që është supertalent, por nuk ka dëshirë.

Brikena Prifti: Si vendosi t’i futesh rrugës së muzikës?

Selim Paja: Unë si të gjithë të rinjtë shqiptarë kam emigruar, më pas u ktheva, dhe aty e nisa muzikën. Më solli vëllai një organe, fillova në mënyrë autodidakte. Mendoj se kam arritur diçka.

Brikena Prifti: Kush ka qenë mbështetësi më i madh?

Selim Paja: Familja më ka mbështetur për çdo gjë, babai. Vëllai, bashkëshortja.

Brikena Prifti: Bashkëpunimi ishte me Irinin?

Selim Paja: Po ajo më pëlqente si këndoja. Dëshira ishte e imja për bashkëpunim. Ajo më ka mbështetur.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *